Portieri Alen Sherri, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Egnatian, në kualifikimin historik të rrogozhinasve në gjysmëfinalen e Kupës, ku mposhtën Laçin 0-3.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Sherri deklaroi se duke parë investimet e skuadrës, të gjithë e prisnin suksesin, ndërsa shtoi se Egnatia është një nga klubet më të rregullta dhe më korrekte, në çdo drejtim.
Jam shumë i lumtur për kualifikimin historik. Është hera e parë që arrin këtu skuadra. Kundërshtarët janë ekipet më të forta të kampionatit.
Duke parë investimet e bëra, e prisnim të ishim deri këtu. Është një ndër klubet më korrekte, ku unë kam qenë. Është një nga klubet më të rregullta.
Është viti i dytë në Superiore, pak na ka penalizuar ajo pjesa e historisë. Ndonjëherë në fushë luan emri. Kjo na ka penalizuar pak. Kemi një organikë shumë të mirë si ekip. Nuk dua të më ndodhë si para dy viteve me Laçin, ku ndoqëm kampionët deri në fund dhe nuk e bëmë atë hapin, sepse emri na bënte të mos e mendonim këtë.
Në kampionat kemi gabuar, si të gjitha ekipet. Favori për ne, është se kanë gabuar edhe kundërshtarët. Kemi zhvilluar një kampionat pozitiv.
Një nga pikat e forta tek ekipi, është mbrojtja. Kemi pasur lojtarë me eksperiencë dhe më kanë dhënë qetësi. Kemi kaluar shumë momente të mira, sepse kemi mposhtur ekipe të forta. Kalimi në gjysmëfinale është një bonus i madh.