Vllaznia e femrave ka zgjedhur dy braziliane per te ruajtur porten e saj ne sezonin e ri futbollistik. Ajo qe mendohet ta nise si titullare eshte pikerisht Lia Nogueira Da Silva.
Ajo duket shume entuziaste ne kete pervoje te saj ne Shqiperi dhe eshte e kenaqur qe tani i eshte bashkuar nje skuadre si Vllaznia qe po ben shume mire edhe ne kompeticionet europiane.
Duke folur ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” Lia Nogueira Da Silva eshte shprehur: “Kam zgjedhur Vllaznine sepse eshte nje ekip i madh dhe deshiroj qe sukseset te cilat kane patur me pare vajzat qe jane pjese e saj, t’i kem edhe une ne karrieren time.
Une kam shume deshire qe suksesi i vjetshem te perseritet serish dhe ne te vazhdojme te ecim sa me larg ne Champions League”.
Vllaznia ka patur portiere te mira vitet e fundit dhe e pyetur nese edhe Nogueira premtonte ta bente porten kuqeblu nje pike te forte, ajo shprehet: “Une kam besim ne aftesite e mia dhe kam potencialin e duhur per te garantuar vazhdimin e sukseseve qe Vllaznia ka patur ne te kaluaren”./SHKODRA-SPORT.COM/