Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar në emisionin “Rubikon” se do të fillojnë punimet për rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe nese ata vonojne, ka gjasa qe kombetarja e ketij vendi te rikthehet serish ne Shkoder per t’i luajtur ndeshjet e saj ashtu siç ka bere para tre vitesh.

Kapaciteti pritet të rritet për 7000 vende. Mirëpo, ai ka thënë që projektuesi duhet të jetë shumë i saktë.Kjo pasi që zgjatja e mundshme e punimeve do të detyronte Kosovën që të luajë në një stadium tjetër.

“Rritja e kapacitet duhet të bëhet gjithsesi sepse numri aktual i ulëseve është i vogël për interesimin e publikut”, deklaroi Ademi.

“Mirëpo, duhet të jemi shumë të saktë me projektin sepse nuk mund të zgjaten tejmase punimet. Besoj që ato mund të kryhen për 6 muaj”.

“Përndryshe, nëse punimet zgjaten, atëherë Kosova do të detyrohej të luajë në stadiumin e Shkodrës përsëri, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Ademi