Eshte italian, drejton nje klub te nivelit rajonal ne kete vend, por ka shume simpati per futbollin shqiptar. E kemi fjalen per Diego de Paulis, presidentin e skuadres “Allumiere”. Ai eshte 43 vjeç dhe ka lindur ne Civitavecchia nderkohe qe ka luajtur futboll me skuadren e te rriturve Allumiere qè nga viti 2000 e deri 2013.

Ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ai nder te tjera eshte shprehur se deshiron qe te vizitoje Shqiperine dhe te beje binjakezim me nje skuader te nivelit te tyre. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Z. De Paulis, ju per here tè pare keni marre rolin e presidentit tè klubit. Si ndiheni me kete detyre te re?

Per mua eshte nje eksperience e bukur, nje pergjegjesi jo e vogel. Dua ta provoj kete detyre tè re.


– Ju keni luajtur me kete ekip kur ai ka qene ne nje kategori me lart. Si e shikoni ecurine deri tani dhe cili eshte objektivi i tij?

Tè them tè drejten ekipi eshte i njè moshe te re, nuk kemi shume eksperience. Jemi mbeshtetur tek lojtare te ri vendas, kemi marre 4 lojtare nga Civitavecchia dhe po perpiqemi te ndertojme nje skuader qe se shpejti te ngjitemi ne nje kategori me lart. Kete vit do luftojme te formojme ekipin. Kemi marre edhe nje trajner me pervoje nga Civitavecchia, z. Ricordo Sperduti i cili po punon me pasion dhe perkushtim per ekipin sebashku me stafin e tij.


– Kemi biseduar disa here per futbollin shqiptare dhe keni shprehur simpati per vendin tone. Çfare do te deshironit te realizoni ne te ardhmen?

Tè them tè drejten, kam respekt per futbollin shqiptar, pasi ju prete bileten per ne Gjermani para nesh. Kjo eshte nje sukses i juaj, urime. Per me teper, do jemi edhe ne nje grup sebashku dhe na pret nje ballafaqim shume interesant. Nderkohe, pas disa bisedash me ju si gazetar sportiv, tani qe jeni ne stafin tone, po mendojme qe te bejme nje binjakezim me nje skuader shqiptare te nivelit tone dhe ajo qe mendojme eshte se kjo skuader do te jete Veleçiku i vendlindjes tuaj.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ
Rome- Itali, 04 dhjetor 2023