Erald Lakti ishte protagonist këtë sezon me skuadrën e Lekos, teksa arritën që të ngjiteshin në Serinë B. Mesfushori që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa dhe ka dalë nga akademia e Fiorentinës, është kthyer të flasë me nostalgji për ish-ekipin e tij në studio e “Radio Firenzeviola”.

Stadiumi i Fiorentinës?

Nga fotot që kam parë, është e pabesueshme, edhe nëse një lojtar i ekipit të parë mungon për një ndeshje praktike, imagjinoj se trajneri mund të thërrasë edhe dikë nga të rinjtë.

Ju pëlqen trajneri Viçenco Italiano?

Po, më pëlqen, sepse ka një stil të madh loje. Për të do të luaja “mezzala” edhe nëse kam luajtur shumë role në karrierën time. Kujtimet tuaja për Fiorentinën? Kam luajtur që fëmijë. Kam parë edhe një foto në rrjetet sociale që më ka bërë të ndihem i vjetër.

Idhujt tuaj?

Gatuzo pa dyshim, e kam parë kur kam qenë i vogël. Unë shënoj pak gola, por të gjithë janë të bukur, ai në finale ishte më i miri.

Keni menduar të luani për Fiorentinën?

Do të ishte një ëndërr. Do të kurorëzohej e gjitha rruga që kam bërë nga ekipi i të rinjve me fanellën vjollcë.

Çfarë kujtimesh keni nga Zaniolo?

Ai ishte pak i çmendur, ishte me mua edhe në shkollë për disa muaj. Ishte mjaft i egër.

Si e vlerësoni sezonin e Fiorentinës?

Për mendimin tim ishte super. Megjithatë arriti në dy finale edhe nëse i humbi. E di që tifozët janë të ndarë, por për mendimin tim ishte një sezon i mrekullueshëm. Europa u jep shikueshmëri lojtarëve dhe ky është një aspekt që nuk duhet të nënvlerësohet.

Cili lojtar ju pëlqeu më shumë?

Unë do të thosha Biragi, jo vetëm për atë që bëri në fushë, por edhe për rolin e tij si kapiten: një grup i bashkuar është thelbësor për të arritur këto objektiva.

Dallimet mes Shqipërisë dhe Italisë?

Unë flas shqip në shtëpi, por me miqtë në italisht. Nuk e di se në çfarë gjuhe mendoj (qesh).