Apolonia e Fierit eliminoi ne kupe Beselidhjen duke avancuar me tej ne kete kompeticion dhe kjo padyshim qe e ka rritur moralin ne rradhet e kesaj skuadre, per me teper qe kjo ndeshje ishte pikerisht ne prag te sfides shume te rendesishme per kampionat ndaj Dinamos.
Kjo ndeshje do te luhet te dielen ne oren 12.30 ne stadiumin “Loni Papuçiu” te Fierit dhe vendasit sigurisht qe do te kerkojne me çdo kusht fitoren, per te ndalur Dinamon kryesuese dhe njekohesisht per t’u ngjitur vete ne renditje.
Nje nga pikat me te forta te Apolonise kuptohet qe eshte edhe ish- futbollisti i Vllaznise, mbrojtesi shkodran Serjan Repaj. Ne nje prononcim te dhene per mediat ne kete pragndeshje, ai eshte shprehur: “Objektivi yne i pare dhe i vetem per çdo ndeshje eshte marrja e pikeve te plota. Besojme se te dielen do t’i shkaktojme humbjen e pare Dinamos ne kete kampionat.
Ne ndryshim nga sezoni i kaluar, kete vit kemi mesuar me shume nga gabimet e bera, kemi me shume eksperience, siguri dhe maturi. Njekohesisht kemi treguar me shume agresivitet dhe deshire ne fushen e lojes. Po ashtu, kemi qene me te sakte edhe ne finalizim para portes kundershtare.
Duam patjeter fitoren ndaj Dinamos, por gjithsesi kjo ndeshje nuk eshte percaktuese per fatet e kampionatit sepse jane luajtur vetem 5 jave e ka edhe shume rruge perpara. Kjo ndeshj ka nje tjeter rendesi sepse perballen dy ekipe me emer dhe prandaj do te tentojme me çdo kusht per ta fituar ate”- eshte shprehur Serjan Repaj./SHKODRA-SPORT.COM/