Në kampionatin italian, Erdis Kraja po kalon një moment fantastik te skuadra e Palermos dhe duket se ngjitja në Serinë C, është vetëm çështje kohe. Mesfushori me origjine nga Shkodra, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane, “La Republicca”, aty ku foli në lidhje me Shqipërinë.
Të ngjashme

Megjithëse i lindur në Itali, Kraja u shpreh se ka ardhur shpesh në Shqipëri dhe se prindërit i kanë folur për Shqipërinë. Ai shtoi se kushtet e vështira në vendin tonë, e kanë detyruara babanë e tij të largohet si emigrant ku edhe ka punuar si murator.

“Krahasim me Kasanon? Mund të them se nuk kam dëgjuar që dikush t’i afrohet. Megjithatë më pëlqejnë krahasimet dhe futbollistët me karakteristika të tilla, janë disa nga ata që unë ndjek më shpesh.

Inspirim? Më pëlqen dhe kam idhull Iskon. Më pëlqen shumë dhe shpesh herë provoj që të imitoj lëvizjet e tij, por nuk e di nëse mundem. Më pëlqejnë edhe futbollistë me karakteristika si Ksavi apo Iniesta.

Roli i preferuar? Në lidhje me këtë rol mund të them se më pëlqen të luaj aty ku luaj më shpesh. Të gjithë më pyesin ku luaj sepse luaj si mesfushor, mbrojtës por luaj aty ku më vendos trajneri dhe kjo është ajo që unë përgjigjem. Mundohem të jap më të mirën dhe për mendimin tim, fusha është ajo që tregon se ku mund të bëj më mirë. Mundohem të mësohem në çdo rol, të bëhesh mbrojtës ose portier është e njëjta.

Kam lindur në Kiarim, provincë në Breshia. Prindërit e mi kanë ardhur në Itali në vitin 1990, ku fillimisht erdhi babai, Jetmiri dhe më pas mamaja ime, Ilvana. Ato më kanë folur shumë për Shqipërinë. Kur isha i vogël shkoja shpesh por tani shkoj më pak por më pëlqen të kthehem atje ku kam rrënjët. E gjej veten në mënyrën si mendojnë shqiptarët dhe në kulturën shqiptare.

Pse kam ardhur në Itali? Ka qenë kohë e keqe, kohë lufte dhe pa mundësi për të punuar. Babai im zgjodhi që të vinte si emigrant dhe gjeti një punë murator. 73 që kam në fanellë, i dedikohet atij sepse është viti i tij i lindjes”, tregon Kraja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/