Mbrojtësi shkodran Marash Kumbulla, i cili këtë sezon aktivizohet me skuadrën e parë të Veronës në Serinë A, në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Francës është shprehur se ishte i emocionuar për ftesën, teksa priste që të luante me U21.

Ftesa në Kombëtare? “Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja me U-21, por isha i lumtur kur më thirri Edi Reja. Skuadra më duket mirë, se ka eksperiencë. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje.

Të gjithë lojtarët me kanë pritur mirë. Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek kampionatin italian dhe e di shumë mirë gjendjen e lojtarëve. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë, vetëm me grupin.

Eksperienca me Veronën? Më Veronën nuk kam pasur shumë hapësira, por me trajnerin e ri janë shtuar. Uroj të luajë gjithë kampionatin. Unë mendoj për ekipin aktual dhe për të dhënë maksimumin. Më shumë më pëlqen Kielini”./vipsport/