Mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka, u shpreh i kënaqur që të kuqtë kishin dalë përsëri të pamposhtur nga derbi.

“Ishte derbi im i parë, isha shumë i emocionuar. Partizani me sa di ka 2 vite që mbetet i pathyeshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kishim rastet tona, mund t’i shfrytëzonim më mirë, po rëndësi ka që të mos e humbësh ndeshjen.

Problemet fizike i kam lënë mbrapa, po stërvitem çdo ditë. Trajneri është ai që vendos, jam gati për Partizanin dhe sa herë të më jepet mundësia do të bëj më të mirën time”, tha Preka për “RTSH” pas ndeshjes.