Erzeni i sivjetem eshte ndertuar per te qene pretendent per ne Superlige dhe ulja ne pankinen e tij e Nevil Dedes, shoqeruar edhe me marrjen e disa lojtareve cilesore, e tregojne me se miri kete gje.
Nje nga futbollistet qe eshte bashkuar me shijakasit kete sezon eshte edhe sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta. Ne nje prononcim te dhene per mediat, ai eshte shprehur:
“Jam shumë i kënaqur që këtë sezon mbroj ngjyrat e Erzenit të Shijakut. Një ekip me histori dhe për më tepër ka si objektiv ngjitjen në elitë. Paraqitjet e deritanishme janë larg pritshmërive, e megjithatë pauza na ndihmoi.
Në Bilisht udhëtuam vetëm për fitore dhe mundësitë që t’ia dilnim ishin të mëdha. Personalisht me Erzenin kam një kontratë dyvjeçare, që pa dyshim varet nga ecuria që do të kemi gjatë këtij kampionati.
Të gjithë jemi në një linjë këtë vit, do kapim Kategorinë Superiore”./SHKODRA-SPORT.COM/