Ndonese vitet kalojne, Ndriçim Shtubina vazhdon te shfaqet si protagonist ne fushen e lojes. Po e ben kete gje ne menyre te shkelqyer edhe me Laçin, skuader per te cilen ka luajtur ku ka patur nevoje, nga mbrojtja ne sulm.

Ne nje prononcim te dhene ne emisionin “Sport News Plus” në “News 24″, shkodrani 32 vjeçar ka folur per shume gjera por eshte ndalur me se shumti tek etiketimet qe i kane bere Laçit, duke e quajtur “gogol”.

Skuadra ka marrë formën që duhet, atë formë që duhet ta kishim marrë me kohë, por futbolli kështu është. Jemi afruar par kreut, por nuk ka mbaruar asnjë gjë. Me një humbje mund të largohemi shumë shpejt. Kemi cilësi dhe jemi të motivuar. Të qëndrojmë me këmbë në tokë e të shohim përpara. Po tregojme vlerat tona, dhe nuk jemi aspak “gogoli” i kampionatit.

Tirana çdo ditë është marrë me: Laçi po na godet! Laçi po na bën presion etj. Gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk është më dhënë mundësia të flas më përpara për sherrin. Presidenti jonë thjesht po debatonte me arbitrin.

Po na bëjnë gogol. Ai rast na motivoi më shumë dhe kjo u pa në ndeshjen e kthimit ku na penalizuan dy gabime. Unë nuk i uroj asnjë skuadre rënien. Por nga renditja rrezikojnë. Kastrioti po fiton dhe presioni do t’i shoqërojë deri ne fund. Gjithsesi, mund të them se ata luajnë një futboll të mirë”.

Shtubina luan qe prej janarit te vitit te kaluar tek skuadra e Laçit dhe e ka justifikuar ne menyren e duhur aktivizimin me kete skuader duke qene edhe golashenuesi kryesor i tij ndonese nuk ka luajtur te gjitha ndeshjet ne sulm.