Kombetarja shqiptare e femrave eshte e grumbulluar per ndeshjet e saj zyrtare teksa pas asaj me Belgjiken tashme do te luaje me Armenine ne transferte. Pjese e vajzave kuqezi eshte bere se fundi edhe futbollistja shkodrane qe luan me Apolonine Armela Tukaj.

Ne nje prononcim per fshf.org ajo eshte shprehur: “Besoj që çdo lojtare që luan futboll, ka si ëndërr të përfaqësojë një ditë Kombëtaren shqiptare. Kjo ëndërr mua mu realizua dhe jam shumë e kënaqur, edhe me grupin e vajzave që më kanë mirëpritur. Edhe pse jam e re, nuk kanë bërë dallime, në krahasim me pjesën tjetër të grupit që ka qenë edhe më parë. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar.

Edhe nëse nuk do të luaj, të gjitha ne duhet të japim më të mirën tonë në fushë. Nëse unë do të jem pjesë e formacionit, do të mundohem të bëj atë që di të bëj më mirë, të luaj në pozicionin tim, të tregoj cilësitë e mia dhe të fitojmë.

Armenia është sigurisht një ekip që të vë në vështirësi, por me paraqitjen që kanë bërë vajzat këtu, që fituan 5-0, besoj se edhe aty do kemi një rezultat po pozitiv, siç kemi bërë këtu. Objektivat për këto dy ndeshje? – Synimi ynë është fitorja me Armeninë, më pas fokus kemi që të lëmë pas dy Kombëtare të tjera”.