Pas nje muaji e gjysem ne Shqiperi do te zhvillohet nje turne shume interesante dhe njekohesisht shume prestigjioz i futbollit. Behet fjale per “Eagle Cup” qe eshte nje ekskluzivitet i te mirenjohurit “Viareggio Cup”, nje prej turneve me te rendesishem ne bote. Nje merite jashtezakonisht te madhe per marrjen e kesaj te drejte per ta zhvilluar per here te pare kete turne ne Shqiperi ka padyshim Fondacioni “Albitsol”.
Ky i fundit njihet shume ne Itali per aktivitetin e tij dhe per me teper per aktivitetet e shumta per promovimin e Shqiperise. Tashme edhe ne sport dhe “Eagle Cup” padyshim qe eshte diçka vertete shume sinjifikativ dhe tashme ka gjetur edhe mbeshtetjen e Federates Shqiptare te Futbollit dhe te Universitetit te Sporteve ne Tirane.
Po kush eshte njeriu qe e drejton kete Fondacion? Ajo eshte nje shkodrane e jashtezakonshme, e cila ka patur sukses te madh ne punen e saj si avokate ne Itali. Behet fjale per Vasenka Rangu Leka. Duke folur gjate konferences se sotme per shtyp, ajo eshte shprehur:
“Është kënaqësi të jem në “Shtëpinë e Futbollit” si një nga nismëtaret e këtij turneu që po vjen në Shqipëri falë këtij bashkëpunimi, ku do t’i përkushtohemi talenteve të reja. Dua të falënderoj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili na dha besimin e tij në këtë nismë, na inkurajoi dhe në emër të fondacionit, dua të them që jemi mirënjohës. Jam e lumtur të gjendem në këtë ambient dhe kemi nderin që jemi të përfaqësuar nga një president i cili po na nderon në nivel ndërkombëtar me këtë vizion të jashtëzakonshëm.
Falë figurës tuaj, ne ndihemi të angazhuar të ndërmarrim nisma të tilla dhe të rikthehemi në vendin tonë. Një falënderim edhe për Viareggion, për këtë mundësi. Për herë të parë po del nga Italia dhe po vjen te ne, në këtë bashkëpunim. Ky projekt vjen falë një partneriteti me Universitetin e Sporteve dhe FSHF-në. Ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Nuk do të jetë thjesht një kompeticion, por një mënyrë për t’u takuar me klube të tjera që do të vijnë në Tiranë. Ky turne do të jetë një mesazh shumë i mirë për të gjithë botën, ku ne do të japim mesazhin që Shqipëria është shtëpia e talenteve të reja. Ju ftojmë të na ndiqni në qershor”, – tha Vasenka Rangu.
