Dy rastet e humbura ne ndeshjen e pare ndaj Fortunes, i kane kushtuar jo pak Vllaznise ne ndeshjen e pare te Liges se Kampioneve te Europes. Sulmuesja amerikane Amanda Doyle e ndjen pergjegjesine per kete gje por po punon fort ne menyre qe te korigjoje shenjestren ne ndeshjen e kthimit.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport” ajo shprehet: “Sigurisht që ndihem keq për dy rastet e humbura këtu sese kam ardhur për të ndihmuar ekipin dhe shpresoj se do më shtyjë për të punuar më fort dhe për të shënuar gol ndeshjen tjetër”.
E pyetur nderkohe nese Vllaznia vertete ka shanse per t’u kualifikuar per ne turin e trete te ketij kompeticioni te rendesishem, Doyle pergjigjet: “Sigurisht që kemi shanse për tu kualifikuar, sepse humbja 1-0 nuk është për të na vrarë apo për diçka tjetër sepse po t’i numbërosh dy rastet e mija që kam humbur na bën të kualifikohemi, sepse vetëm 2-0 na duhet për të fituar dhe shanset janë të mëdha”.
Ajo bashke me 5 lojtare te tjera kane ardhur nga Amerika e larget per te dhene kontributin e tyre per Vllaznine dhe Doyle duke folur edhe ne emer te tyre shprehet e kenaqur me kete aventure qe po perjeton ne Shqiperi.
“Ndjehem shumë e lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, sepse më kanë pritur si të ishte një familje e vërtetë, sikurse edhe njerëzit në qytet janë shumë dashamirës dhe bëjnë shumë për ne, na kanë suportuar edhe në ndeshje, sepse kishte shumë nga ata atje dhe sigurisht kam kaluar gati një kontinent për të ardhur në këtë qytet dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë. Dua t’i falenderoj të gjithë”- thote Doyle.
www.shkodrasport.com