Trajneri aktual i Shqipërisë Ervin Bulku deklaoi pas fitores me Andorrën për “Supersport” se nuk duhet nënvlerësuar dhe hedhur poshtë puna e ish-trajnerit Panucci.

“Nuk kishte ndryshuar asgjë. Treguam vlerat e vërteta. Do të ishte një gjë ndryshe.

Ndryshuan lojtarët në fushë. Ishim të bashkuar si në dhomat e zhveshjes.

Këto kohë kemi folur bashkë për anën teknike. Futëm lojtarë që e qarkullonin shpejt topin. Duhet ta zhbllokonim më shpejt ndeshjen, sepse i patëm rastet.

Me Panuccin? Duhet ta dini që kam njeriu më i afërt. Nuk duhet t’i hedhim poshtë. Kemi diskutuar pak me Andorrën. Ndoshta dhe ai do të bënte këto zgjedhje.

Mesazhe urimi nga Panucci për fitoren? Nuk e di, të hap telefonin më vonë se nuk e kam me vete.

Fitorja ishte rezultati i vetëm. Edhe pikët janë shumë të rëndësishme. Kemi bërë ndeshje të mira. Mos të harrojmë që Andorrën e ka mundur në shtëpi Islanda 0-2, ndeshjet e tjera i ka fituar ose barazuar.

Këto ndeshje të këtij niveli që mendojmë ta fitojmë lehtë, gabojmë. U thashë lojtarëve se këtë ndeshje ta fitonim medoemos”, përfundoi Bulku.