Dy ndeshje, dy fitore ne ndeshjet qe ka drejtuar Vllaznine dhe tashme skuadra e tij eshte ne Superlige. Agim Canaj ka vetem pak kohe qe eshte vene ne krye te kuqebluve por nuk ka dashur te marre meritat e ketij suksesi. Ia ka faturuar ate kolegut te tij te meparshem Hasan Lika.
“Gjeta një skuadër të plotësuar dhe të përgatitur mirë nga kolegu im Hasan Lika. Gjatë këtyre tre javëve në drejtimin e Vllaznisë kam parë edhe problematika, që kanë nevojë për përmirësim”- u shpreh fillimisht trajneri Canaj ne nje prononcim per “sportekspres.com”, i cili më tej flet edhe në lidhje me aktivizimin e të rinjve në ndeshjet në vazhdim.
“Do të aktivizohen në këto ndeshje të mbetura edhe futbollistë të rinj, por këtu dua të jem i sinqertë. Do të luajnë ata që e meritojnë fanellën e Vllaznisë në fushën e lojës. Nuk do të ketë hapësira për futbollistë që Vllaznisë s’i bëjnë punë për të ardhmen e saj”, shtoi trajneri.
Më tej ai ka komentuar edhe formulën e Kategorisë së Parë. “Kjo është një formulë që evidenton skuadrat e shumë futbollistë, duke i dhënë përparësi masivitetit. Gjithsesi nuk ka cilësi. Kryesisht faza e tretë nuk është shumë efikase, edhe pse evidenton ndonjë element që mund të shikohet edhe nga skuadrat e Superiores”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.
E ardhmja te shkodranët është një temë e rëndësishme dhe Canaj shprehet kështu për vazhdimësinë në stolin e kuqebluve: “Kam një marrëveshje xhentëlmenësh. Në vazhdimësi do të shikohet edhe ky hap. Do ju thoja se kam marrëveshje edhe për të ardhmen te Vllaznia”.
Canaj ka deklaruar nderkohe qe ne javet ne vazhdim do t’u jape mundesine te gjithe lojtareve te stolit, pse jo edhe lojtareve nge ekipi i te rinjve, per te treguar vlerat e tyre te verteta.