Besim tek fitorja ne takimin e neserm ne kampin shkodran, por e njejta gje ndodh edhe ne ate te kampiones kosovare EP COM Hajvalia. Ekipi ka mberritur sot ne kryeqendren e Veriut te Shqiperise dhe madje pasdite ka zhvilluar edhe nje seance te lehte stervitore ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Nderkohe trajneri Musa Selimi ne nje prononcim per mediat kosovare eshte shprehur ne kete menyre per ndeshjen e neserme: “Ne shkojme ne nje gare shume presitigjioze siç eshte Liga e Kampioneve te Europes.
Kemi bere pergatitjet e duhura per kete ndeshje, ndonese pak me vonese per shkak te ndryshimit te menaxhimit te klubit dhe ne krye te tij kane ardhur njerez te rinj te cilet do te prezantohen pas kthimit nga Shkodra.
Jemi pergatitur mjaft mire, ndonese e perseris qe do kisha dashur te kisha pak kohe me teper ne dispozicion per stervitje, megjithate shoh optimizem tek vajzat dhe kjo eshte shume e rendesishme. Ne shkojme ne Shqiperi me ambicjet tone, por gjithmone duke e respektuar kundershtarin.
Deshira e çdo trajneri gjithmone eshte per te fituar dhe une vertete besoj tek vajzat qe stervis sepse jane vertete te talentuara, kane aftesi tekniko- taktike te jashtezakonshme dhe une besoj qe nese do te kemi edhe fatin me vete, do ta kalojme turin.
Jane te tre ekipe te forta ato te grupit tone, megjithate fokusi per momentin eshte i perqendruar tek sfida e se merkures me Vllaznine dhe nese e fitojme ate, kalojme ne finalen e grupit qe luhet diten e shtune”./SHKODRA-SPORT.COM/