E mori drejtimin e skuadrës së Luftëtarit në një situatë mjaft problematike, ndërsa ka arritur që të grumbullojë pikë që e mbajnë në garën për mbijetesën. Bluzinjtë kanë një shans të mirë për nesër, pasi duhet që të mundin shkodranët dhe të afrohen me zonën e mbijetesës.

Trajneri grek Marantas beson te suksesi dhe këtë e thekson edhe në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, ku fillimisht ka pohuar: “Dua që të kem patjetër rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë.

Nuk na falen më hapat false, e di stafi dhe skuadra se sa shumë kemi punuar këtë periudhe. Për mua dhe lojtarët çdo ndeshje është si finale dhe e tillë do të jetë edhe ajo ndaj shkodranëve në fushën tonë”.

Ecuria

Luftëtari ka pasur një ecuri jo të mirë dhe vetëm një fitore ne 13 javë të zhvilluara është shumë pak. E megjithatë, nga ajo që thotë trajneri, skuadra ka mundësi që të bëjë edhe më mirë në vazhdimin e garës.

“Gjatë gjithë kohës, unë stafi dhe skuadra kemi synuar që të marrim pikët. Ndonjëherë nuk kemi marrë atë që kemi pritur dhe merituar. Por ndërprerja e kampionatit na jep dorë që të jemi më të freskët”.

Skuadra

Marantas flete dhe për gjendjen e skuadrës: “Po, skuadrën e kam të plotë. Kam disa dëmtime të vogla por pa probleme. Duhet më shumë përkushtim. Kërkoj që edhe tifozët të na mbështesin, pasi ndaj Vllaznisë duam tri pikët dhe nuk do të zhgënjejmë”, – tha trajneri i skuadrës së Luftëtarit, greku Jorgos Marantas./Vipsport/