Fahredin Duraku është një ndër trajnerët më të njohur në futbollin e Kosovës.Ai në Superligë i ka drejtuar disa ekip ndërkohë që ka qenë trajner edhe në futbollin e femrave si dhe kategoritë e reja.
Duraku prej disa kohësh është i papunë. Ai vlerëson se politika po e ndalon që ta vazhdoje punën si trajner.
“Politika nuk po më lejon që ta vazhdojë punën. Arsyen nuk e di. Shokët që kam luajtur me ta si Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, Arbnor Morina, Afrim Toverlani janë duke punuar”, ka thënë Fahredin Duraku për lajmi.net.
Në një intervistë për lajmi.net ndër të tjera ka treguar mënyrën e veçantë si i ka shpërblyer lojtarët kur kanë shënuar gol. Duraku për çdo gol që kanë shënuar lojtarët u ka dhuruar nga dy birra.
Trajneri nga Mitrovica po ashtu ka treguar se i ka lejuar lojtarët që të paktën një herë në javë të frekuentojnë festat.Ai po ashtu ka folur për kohën e tij te KFF Mitrovica. Duraku ka drejtuar disa skuadra në Kosovë, por jo vetëm, derisa ai ka qenë edhe lojtar.