Prezantimi i bere mbremjen e djeshme ne fushen e lojes nga ekipi i Vllaznise, padyshim qe i ka kenaqur te gjithe tifozet e saj. Natyrisht edhe specialistet e futbollit.
Vertete ka vend edhe per kritika sepse ne fund te fundit jane pesuar tre gola, por gjithsesi te shenosh gjashte e ta fitosh ndeshjen, nuk e ben nje ekip dosido.
Por nje specialist futbolli, trajneri i njohur shkodran Ylber Zani permes nje mesazhi te derguar ne redaksine e gazetes “Shkodra Sport”, lavderon ate qe po ben kjo skuader dhe trajneri i saj, prandaj shkruan:
“Super Vllazni- super Brdariç. Po shikoja takimin me nje kenaqesi te veçante. Nje ekip i pergatitur shume mire ne te gjitha drejtimet, nje ekip qe nuk njeh difensive por vetem ofensive dhe keshtu fitohet.
Kuptohet, ky eshte mentalitet gjerman. Kur pashe ne minutat e fundit te futet ne loje Fangaj, nje super -lojtar, mendova me vete qe Vllaznia ka shume luks brenda. Kur Fangaj te marrin minutat, skuadra do behet edhe me e frikshme”./SHKODRA-SPORT.COM/