Dje e perditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ne faqen 18, i ka kushtuar plot nje faqe futbollistit te Verones dhe te kombetares shqiptare, Marash Kumbulla.

Kete here per mbrojtesin shkodran ka folur ish- tranieri I tij, Giuliano Cordioli, qe siç shihet edhe nga fotot qe shoqerojne kete shkrim, ka qene i pari qe i ka treguar rrugen per te çare ne futboll dhe gjetjen e rrugës së duhur për nje afirmim te sigurt ne nivele te larta drejt se ardhmes.

Pra eshte trajneri i pare i Kumbulles që ne moshen tetevjecare e per te vazhduar te jete prane tij deri ne moshen 11 vjecare, pra nw vitet 2006-2006 periudhw kur siç duket Kumbulla ka bere prezantimin e tij me ekipet e moshave te Hellas Verona per te ardhur ne moshen 19 vjecare ne realizimin e endrres dhe te deshires se tij dhe te prinderve, per te luajtur ne Seria A.

Ne ato vite te femijerise se Kumbulles, trajneri Cordioli nuk eshte gabuar kur shprehet se si femije i urte, teper konkret ne ate qe donte te shprehte ne stervitje e ne ndeshje, me koken ne vend qe vetem degjon. “E ky eshte MAX im”- thotë ai teksa e quan kështu në përkëdhje Marashin: “Eco il mio Max”. Tani gjetja ime nuk ka qene e gabuar dhe po kontribuon shume per skuadren e tij, duke bere nje gje re tille edhe per kombetaren shqiptare.

Por Cordioli vazhdon ne tregimin e tij te thote se ky talent nuk do te çante rrugen e tij pa sakrificen e prinderve te cilet kane bere shume per te realizuar nje enderr te djalit te tyre dhe vete ato jane nje shembull i mire dhe inkurajues per Marash Kumbullen.

Ne fotot qe shoqeron artikullin shifet dhe kalimi ne vite I futbollistit shkodran.
NAMIK MEHMETI
Firenze 15.09.2019