Fortuna Hjorring ka fituar sonte 1-0 ne “Loro Boriçi” ndaj Vllaznise ne ndeshjen e pare te turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes. Per pjestaret e kesaj skuadre ne fakt nje rezultat mese i pritshem ka qene ky per vete historin qe ka ajo dhe sukseset qe ka patur jo vetem ne Danimarke por edhe ne arenen nderkombetare.

Por ndryshe mendon trajnerja e saj Carrien Kveton e cila ne prononcimin e saj te pasndeshjes eshte shprehur: “Jam e kenaqur vetem me fitoren. Ne pergjithesi zhvilluam nje loje te mire dhe kishim shume shanse per gol. Goditem dy here shtyllen por edhe mund te humbnim avantazhin ne fund pasi kundershtari pati nje rast te arte.

U munduam ta qarkullojme shume topin dhe besoj se ja arritem me sukses perjashto disa raste spontane. Skuadra luajti mire por nuk dha maksimumin e saj. Vllaznia ishte nje skuader e forte dhe kete e tregoi gjate 90 minutave. Ekip me karakter dhe ego nw fushen e lojes qe na hapi shume probleme.

Fortuna e kualifikuar? Jo, nuk behet fjale ende. Vllaznia ne fund mund te shenonte dhe e njejta gje mund te ndodhe edhe ne Danimarke. Eshte nje rezultat pozitiv por asgje nuk ka perfunduar, eshte futboll. Pergezoj vajzat e te dy ekipeve per lojen e zhvilluar”.