Rikthimi i Armando Vajushit pas shtatë vitesh në Superligë duke firmosur tashmë me Teutën, është komentuar në mënyra të ndryshme nga tifozët.
Një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të Vllaznisë i ka kujtuar atij deklaratat e bëra vite më parë kur ai thoshte se “Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër në Shqipëri”.

Tashmë që firmosi në Durrës, kuptohet që ka patur edhe komente negative. Por ndërkohë vetë Vajushi ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë çështje.

Në një shkrim të botuar në “Shkodra Sport” për një prononcim të dhënë nga mesfushori shkodran ku shpjegonte edhe bisedat që kishte patur me Kukësin dhe po ashtu, duke dhënë arsyen pse firmosi në Durrës, ka qenë ish- arbitri Bardh Maçi që ka bërë një koment.

“Suksese Armando Vajushi dhe rikthim sa më të shpejtë te Vllaznia”- do shkruante Maçi. Dhe menjëherë i është përgjigjur Vajushi kur shkruan: “Ka 6 muaj që nuk mi ka ra kush telefonit. Nejse…”.

Me një deklaratë të tilla ai mesa duket ka dashur të thotë se një dëshirë e ka patur për t’u rikthyer në Shkodër, por askush nuk është kujtuar për të.

Për këtë arsye, tashmë ka firmosur me Teutën dhe pret të bëjë më të mirën për këtë skuadër ku do të gjejë dy shkodranë të tjerë, Esin Hakajn dhe Uendi Vecajn.
© shkodrasport.com