Ditet e fundit tek Erzeni, kundershtari i rradhes i Vllaznise, ka patur nje levizje ne stafin teknik te saj teksa Gazi Fuçia eshte emeruar ne rolin e zevendestrajnerit duke qene keshtu krahu i djathte i teknikut Deliallisi.

Fuçia ka dhene edhe nje prononcim per mediat ku eshte ndalur edhe tek ndeshja e rradhes e shijakasve ndaj Vllaznise, per te cilen eshte shprehur se do te synojne rezultat pozitiv:

“Do të mundohemi qe te rikuperojmë gabimet e ndeshjes se fundit, asaj me Laçin, e të përgatitemi që mos t’i përsërisim me Vllazninë të shtunën. E jo vetëm me ta, por me cilindo ekip që do të kemi përballë.

Po, mendoj se kemi nevojë akoma për afrime në merkato. Jemi në pritje te një sulmuesi e të një mesfushori. Kemi kualitet, e afrimet kanë qenë të duhurat, e puna më e madhe tanimë është e trajnerit Deliallisi, e imja dhe e përgatitësit atletik Ervin Baku, për të konkretizuar arritjet qe ky grup mundet te kete. Prandaj qe nga ndeshja me Vllaznine do te kerkojme suksesin”./SHKODRA-SPORT.COM/