Hansi Flick ka folur pas fitores që Barcelona mori në kampionat me rezultatin 5-1 kundër Sevillas. Tekniku gjerman e vlerëson këtë fitore, por mendja e tij është te Bayerni, me të cilët do të përballet mbrëmjen e së mërkurës në Champions League.

“Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi Reali kishte fituar ndeshjet e vet. Më ka pëlqyer loja që kemi zhvilluar dhe të rinjtë që vazhdojnë të bindin.

Deri në momentin e golit të parë Sevilla po luante mjaft mirë. Por pas golit dominuam gjithçka dhe besoj se e kemi merituar plotësisht fitoren.

Tani është momenti të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen kundër Bayernit. Do të jetë një tjetër përballje shumë e fortë”, tha Hansi Flick.