Nga Martin DEDAJ

Florenc Farruku eshte shnderruar ne “macen e vertete” per Flamurtarin. I ka shenuar edhe ne fazen e pare ne Vlore, i shenoi edhe ne te dyten ne Burrel. Sulmuesi matjan po ben mjaft mire duke e ndihmuar skuadren e tij- Burrelin, me lojen dhe golat qe po shenon. Ai ka dhene edhe nje interviste per gazetarin Martin Dedaj ku ka folur per ecurine e tij por edhe te skuadres ne ndeshjet e ardhshme.


– Burreli këtë javë ndaloi Flamurtarin 1-1, dhe është skuadra e vetme që i ka marrë 4 pikë. Komenti juaj?

Jemi mjaft të kënaqur me marrjen e këtyre pikëve përballë një ekipi si Flamurtari, që ka në përbërje lojtar mjaft cilësor, që është edhe një shtysë për të besuar në forcën që kemi si ekip dhe na motivon për të arritur objektivin tonë.


– I keni shënuar Flamurtarit, në Vlorë dhe Burrel, si ndjeheni?

Pas çdo goli ndjehem mirë, por duke i shënuar kësaj skuadre, adrenalina e gëzimit dhe kënaqësisë rritet. Besoj se kam të drejtë. Përtej modestisë mund të them se jam bërë si të thuash “Mace e zezë” për ta, pasi në 3 ndeshjet e fundit kam shënuar 3 gola, dhe i kemi marrë 7 pikë. Ti shënosh një ekipi mjaft cilësor, është kënaqësi që më jep shtysë, për të punuar dhe vlerësuar veten sa dhe si duhet, pasi mundësitë i kam për tu përmirësuar në vazhdimësi dhe shërbyer ekipit dhe vetes time.

– Keni shënuar më shumë se gjysmën e golave të skuadrës, sa ndiheni i plotësuar dhe sipas jush çfarë duhet të përmirësojë Burreli dhe ju në të ardhmen?

Asgjë më shumë të asaj që kam detyrë nuk kam bërë, pasi detyra ime është shënimi i sa më shumë golave për skuadrën. Deri diku ndihem i plotësuar, por jam pishman për disa ndeshje që mund të bëja më shumë dhe më mirë. Por i tillë është futbolli. Mendoj që skuadra ashtu si dhe unë, duhet që çdo ndeshje ta vlerësojmë si finale dhe asgjë më tepër!

– Mbani mbi supe peshën e kapitenit, çfarë përbën për ju, dhe sa keni mundur ta justifikoni besimin e dhënë?

Patjetër që peshën e kapitenit po mundohem dhe do ta mbaj, me përgjegjësi duke dhënë në fushë dhe jashtë saj atë çfarë mundem. Deri tani jam përpjekur për ta justifikuar, por e ndjej se kam ende mundësi për të dhënë edhe më shumë. Kolektiviteti dhe fryma pozitive e grupit, si dhe angazhimi maksimal i stafit teknik me në krye trajnerin Bicaj, si dhe përkujdesja e Presidencës, më bëjnë optimist, se Burreli, do të jetë surpriza e këtij kampionati.

– Në këto javë skuadra ka dëshmuar se është një ekip i fortë dhe kompakt, por hera-herës ka shfaqur oshilacione, teksa ka lënë pikë edhe në Burrel, pse ka ndodhur kjo?

Përgjigje: Në këto 12-javë kemi treguar se jemi ekip kompakt, me dëshirë për të arritur rezultate. Kemi zhvilluar ndeshje të mira por dhe jo aq të mira, si me Valbonën dhe Kukësin, që kemi dalë barazim. Nuk na falen ato barazime, sepse për arritjen e objektivit ndeshjet brenda janë detyra, shto këtu edhe humbjen me Besën që u luajt në Burrel paçka se, ajo ishte pritëse, ne humbëm 3-0. Duhet të impenjohemi që sidomos në fushën tonë, të marrim maksimumin e pikëve, dhe në ato jashtë çfarë mund të marrim.


– Në jo pak raste stafi dhe ju, keni kontestuar vendimet e gjygjtarëve. Sa kanë ndikuar sipas jush gjykimet tek Burreli?

Nuk dua të flas për pjesën e gjykimit, pasi nuk është detyrë e imja. Por mjafton të shohim vetëm ndeshjen e fundit, që u transmetua edhe në RTSH Sport, ne na u mohua një penallti e pastër dhe ajo që u akordua për Flamurtarin, len shumë për të dyshuar.
Pyetje: Burreli deri tani është brenda objektivave të fillim sezonit, pasi ndodhet në vendin e 5, a ka premisa të kemi ngjitje më lart?
Përgjigje: vërtet jemi brenda objektivit, por jo aty ku duhej dhe kishim mundësi të ishim, pasi kemi lënë shumë pikë, sidomos në fushën tonë.
E them me bindje se nëse, do të fokusohemi dhe do japim maksimumin dhe natyrisht nëse luhet futboll i pastër, Burreli do të jetë surpriza e këtij kampionati, duke u ngjitur më lart në renditje.

– Pas një pushimi afro 10-ditor, mesjavën e javës së ardhshme përballë Apolonisë për kupë dhe në fund javë në transfertë përballë Valbonës, çfarë mund të pesim nga këto ndeshje?

Përgjigje: Në ndeshjen e kupës përballë Apolonisë, shkojmë për tu kualifikuar, për tu përballur në turin tjetër me Partizanin, që do të ishte një vlerë e shtuar per ne. Ndeshja e kampionatit me Valbonen do të jetë një “hakmarrje”, dhe objektivi jonë do të jetë marrja e tre pikëve, edhe pse e dimë se na pret një përballje e vështirë për vetë pozitat e Valbonës, që luan për mbijetesë, por që ka ndryshuar rrënjësisht me shkuarjen e Vladimir Gjonit trajner.

– Faleminderit për intervistën…

Faleminderit juve dhe suksese