Florend Kalivopulli eshte rizgjedhur ne postin e presidentit te Federates Shqiptare te Boksit. Kjo do te thote se edhe per kater vitet e ardshme ai do ta mbaje serish kete post sepse ky ka qene verdikti i zgjedhjeve te bera gjate dites se djeshme.

Asambleja Zgjedhore e kesaj Federate eshte mbajtur diten e djeshme ne kryeqytet dhe ne te kane marre pjese te gjitha klubet dhe shoqatat me te drejte vote te cilat ne total kane qene 14.

Dhe Kalivopulli ka marre shumicen e votave- 10, ndersa 1 ka rezultuar e pavlefshme dhe kesisoj ai ka rimarre konfirmimin per te qene ne krye te kesaj Federate edhe per nje mandat tjeter. Kujtojme qe ai mban kete post qe prej vitit 2015.

Bashke me presidentin eshte zgjedhur edhe kryesia e re e Federates dhe tashme te gjithe ato do te nisin punen per ta çuar kete sport edhe me lart duke premtuar te tjera arritje ne arenen kombetare dhe veçanerisht ate nderkombetare.(www.shkodrasport.com)