Ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës turke të Boluspor, në triumfin 0-2 ndaj Manisës, të vlefshëm për javën e 26-të të Ligës së Parë turke. Hasani tundi rrjetën në minutën e 67-të, duke “vulosur” shifrat në 0 me 2. 

Në këtë përballje pati minuta edhe për 2 ish-futbollistët e tjerë të Superiores, Dean Liço dhe Isgandarli, të cilët u aktivizuan nga stoli. 

Falë kësaj fitoreje, Boluspori u ngjit në vendin e 8 me 37 pikë. Vlen të theksohet fakti se për Hasanin kjo ishte ndeshja e katërt me fanellën e skuadrës turke.  

GOLI I HASANIT: VIDEO