Tirana do të luajë në dy sfidat e mbetura pa sulmuesin kryesor të saj, Florent Hasanin. Futbollisti ka shënuar në dy sfidat e fundit, i ka dhënë skuadrës 14 pikë me golat e tij, por nuk do të rrezikojë për të qenë në fushë, pasi ka disa fije të ligamentit të këputura dhe stafi mjekësor nuk do të rrezikojë për ta futur në fushë.

Në këto kushte në vend të tij do të luajë Kaina. Klubi kërkon ta shesë në janar lojtarin dhe aktivizimi në këto dy sfida do të ishte thjesht “bixhoz” me shëndetin.

Mungesa e Hasanit, aktualisht golashenuesit me te mire te kampionatit, mund te duket nje plus per Vllaznine por ne fakt kundershtari ka shume elemente cilesore dhe padyshim qe duhet bere kujdes.

E rendesishme eshte qe Vllaznia te luaje ne bllok dhe nese i zbatojne siç duhet detyrat, padyshim qe objektivi per te mos dale pa pike nga “Selman Stermasi” eshte mese i arritshem.