Real Madridi ka dalë jashtë çdo objektivi dhe këtë sezon, me shumë gjasa do ta mbyllë pa asnjë trofe duke qenë se për momentin, ka shanse minimale vetëm për të fituar kampionatin.
Mund të themi minimale, pasi Barcelona është shkëputur në krye dhe duket se nuk ka në mend ta ndalet kur kanë mbetur edhe pak javë deri në fund.
E ardhmja e trajnerit Solari, është në fije të perit pasi skuadra e tij doli nga të gjitha objektivat brenda një jave duke u eliminuar nga Kupa, Championsi dhe duke humbur ndaj Barcelonës në kampionat. Në lidhje me stolin e Realit, flitet për shumë trajnerë që mund të ulen por mesa duket Perez i ka idetë e qarta.
Ai kërkon me çdo kusht që të rikthehet Zinedin Zidan pasi e njeh shumë mirë ambientin madrilen dhe për asnjë moment në vitet që e ka drejtuar, nuk ka pasur çështje dhe pakënaqësi në skuadër, duke fituar 3 herë Ligën e Kampionëve si edhe trofe të tjerë./vipsport/