Shqipëri-Poloni është sfida e sotme e vlefshme për eliminatoret në kampionatin evropian. Në një intervistë për TV Klan ish-futbollisti i kombëtares, Florian Myrtaj, ka thënë se e sheh Shqipërinë pak më përpara Polonisë teksa shprehet se skuadra kombëtare duhet të mendojë vetëm fitoren.

“Ndeshja shumë e rëndësishme, arriti ky moment, pas shumë vitesh, Shqipëria ka një shans shumë të madh që po të fitojë, të ketë shpresa në këtë Evropian që mezi po e presim”- ka thene ai.

– Si do të jetë qasja e skuadrës tonë në krahasim me ndeshjen me Çekinë që është shumë pranë?

Florian Myrtaj: Normalisht që brenda në shtëpi, diçka duhet të ndryshojë. Mund të ndryshojë diçka, mund të luajë Ozuni, mund të jetë një zgjedhje kjo. Stadiumi, tifozët dhe sjellja në fushë e lojtarëve dhe ai organizimi që treguan ndeshjet e fundit, duhet të jemi më pak të kujdesshëm në mbrojtje sepse dimë që kemi përballë nëj nga sulmuesit më të mirë në botë.

– Do të jetë një ndeshje që do të përcaktohet nga talenti i futbollistëve apo nga ana e pjesës mendore, psikologjike?

Futbolli zgjidhet nga lojtarët. Unë e shikoj Shqipërinë pak më përpara se Polonia, me ndeshjen e fundit. Sot do të jetë ndryshe. Ky ambient, ai goli që bëri Bajrami, ajo pika e rëndësishme në Çeki do të na ndihmojë. Edhe Polonia është në nivelin e një trajneri që sapo ka ardhur dhe nuk është akoma në nivelin që është Polonia.


-Jemi në fushën tonë, pretendojmë gjithmonë fitoren, por gjithsesi, nuk duhet të humbim. Ti për çfarë do të votoje?

Unë mendoj gjithmonë fitoren. Kemi menduar shumë vite, jo mos të humbim… Shqipëria duhet të mendojë vetëm fitoren, këtë ndeshje nuk duhet të mendojë barazimin, sepse mentaliteti do t’i rritet.

Sfida Shqipëri-Poloni do të transmetohet mbrëmjen e sotme falas në Televizionin Kombëtar Klan në një transmetim maratonë që nis që nga ora 20:00.