Florian Wirtz planifikon të vazhdojë kontratën me Bayer Leverkusenin.
Mesfushori 21-vjeçar ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar të ardhshëm.
Megjithatë, Wirtz beson se koha e duhur për një lëvizje në një klub të madh si Real Madridi do të ishte në vitin 2026.
Marrëveshja aktuale e Wirtz zgjat deri në vitin 2027, por ai synon të nënshkruajë një kontratë të re me një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, sipas BILD.
Kjo klauzolë do t’i lejonte Real Madridit të bëjë një lëvizje për lojtarin kur të jetë koha e duhur.
Mesfushori thuhet se është i fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të lojës së tij përpara se të ndërmarrë hapin tjetër.
Real Madrid ka qenë i etur për të nënshkruar me Wirtz, por me rinovimin e kontratës së tij në pritje, klubi përballet me një vendim.
Bordi do të duhet të vlerësojë nëse do të paguajë klauzolën e lirimit apo do të forcojë zona të tjera të skuadrës së tyre.
Linja sulmuese e klubit, me Vinicius Jr, Rodrygo, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, ka punuar mirë dhe janë të ri në moshë. /Telegrafi/