Ardit Krymi rrezikon te mungoje serish edhe kete jave ne ndeshjen e rradhes te Vllaznise per shkak te demtimit qe ka dhe po ashtu edhe njeriu qe e zevendesoi ne Durres- Behar Ramadani nuk do te luaje kete jave ndaj Luftetarit per shkak te kartonit te kuq qe mori.
Ne keto rrethana, stafi teknik i ekipit te Vllaznise ka filluar te mendoje edhe per ndeshje e rradhes te kampionatit dhe ka nje ide qe ne qender te mesfushes te luaje Florind Bardulla.
Ai luajti edhe ne Durres dhe megjithse pak minuta ne fushen e lojes perballe Teutes, sinjalet qe dha ishin pozitive. Me eksperiencen dhe grinten qe e karekterizon, arriti te kontribuoje per skuadren ne nje sfide mjaf delikate ku shkodranet luajten pothuajse nje pjese loje me 10 futbollist pas daljes me te kuqe te Ramadanit.
Demtimi qe e la jashte fushave per rreth nje vit natyrisht qe ka ndikuar tek forma sportive por me sa duket nr 7 i Vllaznise e ka hedhur pas shpine ate periudhe duke u bere nje element i rendesishem i kuqebluve. Ndonese mesfusha eshte nje nga repartet me me shume rivalitet tek Vllaznia, Bardulla duket i gatshem per te lufuar per nje vend ne formacionin e maqedonasit Mirsad Jonuz.
Bardulla po kap formen e tij me te mire nderkohe qe neser pritet te luaje 90 minuta te plota ne sfiden e rradhes per kupe, ate ndaj Burrelit dhe nese ai bind, mund te luaje edhe te dielen ndaj Luftetarit.
www.shkodrasport.com