Shqipëri-Skoci luhet prej orës 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Interesimi për këtë ndeshje nuk ka qenë i vogël dhe deri më tani “SportEkspres.com” mëson se janë shitur rreth 8000 bileta. Shitja e biletave vijon ende, madje ka fluks momentalisht.

Me kete ritem te shitjes se biletave, me siguri qe numri i tyre do ta kaloje shifren 10 mije. Ne oret e fundit verehet nje levizje e madhe neper rruget e qytetit te Shkodres. Jane shume tifoze te ardhur nga rrethe te tjera te Shqiperise si dhe nga Kosova e Mali i Zi qe kane mberritur ne kryeqendren e Veriut te Shqiperise per te pare ndeshjen ndaj Skocise.

Sikurse edhe dihet, në Shqipëri përgjithësisht tifozëve i pëlqen t’i blejnë në momentin e fundit biletat. Sikurse mësohet nga burime të sigurta, 2100 bileta janë blerë nga tifozët skocezë, të cilët prej ditësh kanë mbërritur në Shqipëri dhe e kanë shfrytëzuar këtë rast për të shëtitur në vendin tonë.

Kjo përballje është e fundit në grupet e Nations League për Shqipërinë dhe do të jetë e rëndësishme të fitohet, në mënyrë që kuqezinjtë të mbeten në Ligën C të këtij kompeticioni.