Pak dite me pare, nje status i Edi Martinit ne rrjetet e tij sociale kur e konsideronte organizimin e Europianit U21 nga Shqiperia dhe Serbia sebashku, si nje super- arritje per vendin tone. Por kjo gje duket se eshte keqkuptuar ne Kosove, per me teper qe tashme vete ai eshte duke punuar atje sepse ka marre drejtimin e skuadres se Trepçes.

Por diten e djeshme, Martini ka dhene nje deklarate per faqen zyrtare te ketij klubi ku ka dashur te ndalet edhe njehere tek kjo çeshtje dhe nder te tjera eshte shprehur se shprehja e tij eshte keqkuptuar. Ja çfare shkruhet ne reagimin e tij te fundit:

Deklarata e Trajnerit Edi Martini para Ndeshjes:

Tifoze të Trepçës dhe veçanërisht grupit Torcida, si dhe të gjithë qytetit të Mitrovicës, ju bëj me dije se ato që kam thënë për Kampionatin Europian janë keqinterpretuar, nuk e di nëse ka ndodhur me dashje apo jo, por e vërteta e shpirtit tim është krejt e përbashkët me të gjithë popullin e Kosovës dhe jo vetëm.

Koha do të bëjë që të njihni nga afër Edin e vërtetë. Ju përqafoj dhe ju pres nesër në stadium. Bashkë mund t’ja dalim!