Futbolli në Kosovë është ndalur ashtu si në të gjithë Europën për shkak të pandemisë së Covid-19. Kosova është gjithashtu i prekur nga ky virus, por ndryshe nga Shqipëria, futbolli do të ndihmohet nga Qeveria. Në nëj lidhje me “Fan Zone”, ka folur presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi që tregon si do të ndihmohet të gjitha klubet dhe lojtarët.
“Jemi gjithmonë online në ndihmë të skuadrave tona në çdo kohë. Situata financiare e klubeve? E rëndësishme është jeta e njerëzve dhe e lojtarëve në këtë rast. Qeveria jonë na ka dhënë 5 milionë euro për sportin dhe ende nuk janë shpërndarë këto para, por jemi në pritje.
Ne jemi duke parë edhe mundësitë e tjera dhe do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA nëse mund të ndihmojnë pasi jemi vend i vogël ndryshe nga shtetet e tjera. Shumica e klubeve tona janë në menaxhim nga bizneset që tani janë të mbyllura nga virusi.
Jemi afër klubeve 24 orë duke ndihmuar klubet direkt edhe pse na gjeti të pa përgatitur kjo luftë. Do të lirojmë klubet tona dhe nuk do të paguajnë për gjyqtarët deri në fund të sezonit. Dënimet nuk ua heq edhe pse këto shuma do të përdoren për klubet në vështirë. As lekët për kartonat që do të marrin lojtarët nuk do të paguhen deri në fund e me pak fjalë klubet tona nuk do të paguajnë asgjë.
Lojtarët e Përfaqësuesen sonë do të ndihmojnë popullin e Kosovës me ushqime dhe ky është njgë gjest i madh nga ata. Jemi gjithmonë në kontakt me ta dhe jemi gati për çfarë kanë nevojë e për fat të mrië asnjë prej tyre nuk është prekur nga Covid-19”.
Sa është humbja e futbollit kosovar? “Nuk e dimë ende pasi nuk dimë se deri kur të zgjasi kjo gjë. Për momentin nuk mund të jap asnjë shifër, vetëm në fund do ta kemi një shifër të saktë”.
Kampionati? “Kemi plan sipas UEFA-s që ta vazhdojmë dhe ta përfundojmë kampionatin. Ka edhe opsione të tjerë po për momentin kemi këtë opsion. Gjitashtu edhe dëshira ime është që të mbyllet kampionati deri në fund.
Presim një shumë nga Qeveria e pastaj nga sponsorët tanë e nga FIFA dhe UEFA dhe do të bëhet një shumë e përgjithshme e do të ndihmojnë të gjitha klubet. Skuadrat nuk do të paguajnë asnjë detyrim deri në fund. Gjithashtu do të paguhen edhe gjyqtarët. Do të mundohemi t’I ndajmë këto para në mënyrë të drejt pasi do të jenë paga mbijetesë dhe jo aq sa marin atë në të vërtetë, por do të jetë simbolike. Kontratat e lojtarëve që skadojnë në qershor do të kërkojmë që t’I shtyjmë derisa të mbyllet ky sezon”.