Milani ka mbetur pa fitore dhe pa pikë në Ligën e Kampionëve edhe pas dy xhirove të para. Rossonerët janë mposhtur në udhëtim te Bayer Leverkusen 2-0, derisa Paulo Fonseca ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra.

“Ndeshja që e kam shijuar shumicën e sezonit që kur kam qenë këtu. Kryesisht në pjesën e dytë luajtëm një ndeshje fantastike, krijuam shumë dhe nuk ishte e lehtë kundër një ekipi si Leverkuseni. Jemi të trishtuar, të zhgënjyer, por duhet të jemi të ekuilibruar dhe të kuptojmë se çfarë bëmë dhe unë jam i kënaqur jo me rezultatin, por me guximin dhe mënyrën e lojës”, tha Fonseca.

Milani kishte kritika për një penallti të pa dhënë, derisa trajneri portugez tha se kishin gjyqtarin kundër.

“Për mua gjëja e çuditshme është se VAR nuk ndërhyri. Për mua ishte penallti ajo ndërhyrje. Gjyqtarët as nuk e panë situatën. Por ndjeva gjatë ndeshjes që gjyqtari nuk kishte dyshime për të dalë kundër nesh”.

“Më pëlqen të flasim për gjyqtarët, nuk dua të jetë justifikim, por i ndjejmë këto gjëra”.

“Mendoj se Leverkuseni ka një lojë shumë të fortë pozicionale. Në pjesën e parë ishte shumë e vështirë, u mbyllëm disi hapësirat, por më pas ata krijuan probleme me kombinimet në korridorin e djathtë. Ishte e vështirë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”, deklaroi trajneri i Milanit. /Telegrafi/