Vllaznia e femrave eshte gati per sfiden e 3 nentorit ndaj ALG Spor Kulubu. Nje jave para ketij ballafaqimi te vlefshem per Ligen e Kampioneve te Europes, ne kampin shkodran po i japin doren e fundit pergatitjeve per kete sfide.
Sot ekipi ka bere edhe foton zyrtare teksa eshte plotesuar me te gjitha lojtaret dhe po ashtu edhe me stafin teknik dhe ate mjekesor.
Ndeshja do te luhet ne marten e ardhshme ne ora 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne kampin shkodran ka entuziasem.
Futbollistet dhe stafi teknik jane optimist per perseritjen e sezonit te kaluar kur Vllaznine e kualifikuan per ne 1/32 te ketij kompeticioni te rendesishem europian.
Pjesa me e madhe e lojtareve jane po ato, nderkohe qe kane ardhur edhe 8 lojtare te tjera te cilat e kane rritur forcen e skuadres dhe tashme pritet vetem kualifikimi./SHKODRA-SPORT.COM/