Graham Potter po përballet me një situatë shumë të vështirë në Chelsea. Klubi londinez ka regjistruar vetëm nëntë fitore në 25 ndeshje dhe trajneri i bluve ka kritikuar menaxherin e mëparshëm, Thomas Tuchel, për përgatitjen e sezonit.

“Situata është e komplikuar. Javën e kaluar thashë se ky është profesioni më i vështirë në futboll dhe ka arsye për këtë.

Fola me disa njerëz me përvojë dhe ata më thanë se Chelsea kishte zhvilluar një fazë parasezonale shumë të keqe.

Organizimi nuk funksionoi dhe praktika nuk shkoi siç pritej. Nuk isha aty dhe nuk mund të them më shumë.