Nga Endri ÇINARI
Ecuria e skuadrës së Vllaznisë ka lënë me të vërtetë për të dëshiruar në javët e fundit. Me shkodranët që nuk kanë zhgënjyer vetëm në lojë, por edhe në rezultatet. E janë statistikat e 5 raundeve të fundit të Superiores që e vërtetojnë më së miri këtë fakt. Kjo sepse në 5 ndeshjet e fundit në Superiore, shkodranët kanë marrë vetëm 3 pikë.
Duke qenë në ritmin e një ekipi që lufton për mbijetesë dhe jo vendet e larta të renditjes. Shifrat tregojnë se ekipi i Brdariç në 5 javët e fundit në Superligë ka dy humbje 1-0 kundër Bylis dhe 1-2 ndaj Skënderbeut. E po ashtu 3 barazime 0-0 ndaj Tiranë, 0-0 ndaj Teutës dhe 2-2 ndaj Egnatias. Duke shënuar 3 gola e duke pësuar 5 të tillë në këto duele.
Po ashtu 9 herë kampionët e vendit nuk “shijojnë” një fitore nga java e 28-të e kampionatit. Ku mposhtinin 2-0 Partizanin falë golave të Grudes dhe Bajramit.
Por patjetër shifrat janë alarmante për kuqeblutë që duhet të gjejnë reagimin. Ku më negativisht se Vllaznia në 5 javët e fundit ka bërë vetëm Laçi, që ka grumbulluar 2 pikë nga 15 të mundshme.(www.shkodrasport.com)