Pas barazimit 4-4 ndaj Manchester City, Chelsea është duke bërë përgatitjet e fundit për sfidën në transfertë ndaj Newcastle, që luhet këtë të shtunë në orën 16:00.
Ndërsa jemi në prag të këtij takimi, mediet angleze kanë zbuluar formacionin e mundshëm të përballjes Newcastle-Chelsea.
Sipas raportimeve nga Anglia, trajneri Mauricio Pochettino i ka besuar kryesimin e sulmit, Nicolas Jackson, me sulmuesin “kuqezi” Armando Broja, që me shumë mundësi do e nisë këtë sfidë nga stoli, për t’u aktivizuar në rast se Chelsea do të ketë nevojë për gol nga fundi i ndeshjes, me shqiptarin që ka treguar se di ta nxjerr golin në momentet më delikate.
Formacioni i mundshëm i Chelsea-t: Sanchez, Cucurella, Silva, Disasi, James, Caicedo, Fernandez, Sterling, Gallagher, Palmer, Jackson.