Xhevahir Sukaj nuk ia del të jetë i gatshëm për Vllazninë në takimin ndaj Flamurtarit.
Vetë sulmuesi shkodran ka konfirmuar dje për “Panorama Sport”, se pas ekzaminimeve në një nga klinikat e kryeqytetit, është vendosur që të mos rrezikojë.
Sukaj dëmtoi kofshën e majtë gjatë stërvitjes të enjten në “Loro Boriçi”.
Në këto kushte, pritet që sulmuesi të jetë gati vetëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kamzës, e cila duket si një finale mbijetese për të dyja skuadrat.
Flamurtari
Alvesh e humb Vllazninë. Sulmuesi nuk është rikuperuar dot dhe në këto kushte nuk do të jetë i gatshëm.
Mungesë e konfirmuar është edhe ajo e Hoxhajt të dëmtuar. Bushiç do të luajë nga minuta e parë, sakaq edhe Kamara është rikuperuar.
Dje, ekipi u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve, ndërsa trajneri Ardi Behari nuk ka preferuar të dalë para mediave, duke vendosur heshtje para një takimi delikat, që vendos për fatet e ekipit.