Laçi dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 15:00, takim ky i vlefshëm për javën e 4-të të Superiores. Kurbinasit janë më të motivuar se kurrë për të “korrur” një tjetër sukses pas fitores 6-1 me Teutën.

Për fatin e mirë të Skerdi Bejzade, bardhezinjtë janë të plotë edhe në këtë sfidë, me trajnerin që pritet të hedhe në fushë skuadrën që e nxori fitues ndaj durrsakëve.

Ndërkohë te shkodranë siguatat është pak më ndryshe. Marko Juric është dëmtuar sërish dhe do të mungojë ndaj kurbinasve. Migen Memelli bnë llogarit pa shënrbimet e tij, ndërsa në ka një dilemë mes Çobajt apo Dodev për ta hedhur nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Junior, Qato, Kryeziu, Manellari, Ujka, Bajramaj, Melo, Saboëale. Trajner: Skerdi Bejzade.

Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanovic, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Dodev, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli.