Sot në orën 19:00 do të luhet takimi mes Vllaznisë dhe Kamzës. Një finale e parakohëshme për të dyja ekipet që diskutojnë mbijetesën me njëra tjetrën.

Vllaznia
Vllaznia vjen me grup të plotë, përveç Orelesit. Një mungesë e rëndësishme për formacionin e Gjokës, duke qënë se lojtari ka qenë pjesë stabël e ekipit.

Te tjeret pritet te jene po ato. Duke filluar nga portieri Sherri, e per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Gocaj, Malota, Berisha dhe Mersini. Ne mesfuehe do te luajne Krymi, Tafili e Vucaj.

Nderkohe ne rolin e mesfushoreve te avancuar perveç Likes, ka nje dileme per krahun tjeter ku me ne avantazh per te luajtur duket Ribaj para Çinarit. Ne sulm nderkohe do te jete Sukaj.

Kamza

Raçiç është i dëmtuar, Fukui i penalizuar me kartonë dhe Sebino Plaku në dyshim nëse do të aktivizohet apo jo, megjithatë për Kamzën kushdo lojtar që do të jetë në fushë, do të mundohet të bëjë më të mirën.

“Shpresoj që Plakun ta kem të gatshëm, por ka një tërheqje dhe më duket e pamundur të luajë, edhe pse po bën përpjekje maksimale”, saktësoi trajneri Ahmataj.

Edhe pse flitet se sulmuesi do të sakrifikojë në këtë përballje ku vendosen shumë.

Por, edhe pse kjo ndeshje është një finale më vete, Ahmataj nuk bën llogari për mbijetesën.