Kombëtarja U-21 e Shqipërisë luan ditën e sotme sfidën e gjashtë kualifikuese në grupin 3 eliminator, për Europianin e 21-vjeçarëve.
Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shpresat presin moshatarët e Anglisë, e cila ka 3 fitore në 3 takime në këtë grup. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, ka plot 4 lojtarë nga Superiorja si titullarë, ndërkohë që përballë gjenden yje që aktivizohen madje edhe në Premier Ligën angleze të futbollit.
19:00 | Shqipëri U21-Angli U21
FORMACIONET
SHQIPËRIA U21: Hoxha, Maloku, Bajrami, Mersinaj, Pëllumbi, Mala, Kallaku, Çokaj, Kolaj, Sula, Xhixha. Trajner: Alban Bushi.
ANGLIA U21: Remsdejl, Xhejms, Guehi, Godfrei, Panco, Uillok, Dejvis, Galager, Fouden, Grinud, Bruster. Trajner: Aidi Bothroid.