Egnatia pret në Rrogozhinë Vllazninë në sfidën e javës së 22-të të Superiores me të dyja skuadrat që duan tre pikët për dy objektiva të ndryshëm.

Rrogozhinasit tashmë kërkojnë vazhdimësinë për të siguruar një vend që të çon në Kupat e Europës.

Nga ana tjetër, shkodranët janë në garë për titullin dhe nuk duan që rivalët të krijojnë distancë në renditje.

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Malota, Musta, Agbekpornu, Mëllugja, Kasa, Fernando, Xhekson, Daumena.

Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Shehi, Gurishta, Kruja, Jonuzi, Alivoda, Marku, Latifi, Balaj, Mala.