Teuta pret Vllazninë në sfidën e javës së 24-të të Superiores, në stadiumin “Niko Dovana”, ku të dyja skuadrat duan tre pikët.
Durrsakët kërkojnë të lënë pas luftën për mbijetesë dhe të futen në “vallen” për Europë.
Nga ana tjetër, kuqeblutë e Josës nuk duan të humbasin më terren në zonën europiane dhe gjithashtu në garën për titull.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Qirko, A. Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Beqja, Karabeci, Gjinollari, L. Vila, Kallaku, E. Vila.
Trajner: Edi Martini
VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, H. Marku, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.
Trajner: Mirel Josa