Do të startojë në orën 17:45, sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 37-të të Kategorisë Superiore.
Të kuqtë e drejtuar nga Renaldo Kalari, do të tentojnë ta mbyllin me rezultate pozitive, këtë sezon të dështuar, ndërkohë që nga krahu tjetër, shkodranët, shpresojnë të shmangin zonën “Play-Out”, në rast të një rezultati pozitiv në kryeqytet.
Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat. Dajçi dhe Kodra janë 2 të rinjtë që iu është besuar vendi i titullarit në sfidën e sotme, ndërkohë në krahun tjetër, trajnri Dedja ka hedhur në fushë një formacion sulmues.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Belica, Dajçi, Trashi, Kodra, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Solomon. Trajner: Renaldo Kalari.
VLLAZNIA: Sherri, Adili, Gurishta, Shehi, Marku, Kruja, Krymi, Lika, Sidorenko, Zogaj, Silvio Zhunior. Trajner: Hysen Dedja.
GJYQTARË: E.Hamiti, D.Rexha, D.Myftari, K.Meta, R.Muska
Delegat: Marjus Sulejmani
Vëzhgues: Sokol Cekaj