Kategoria Superiore do të zhvillojë sot javën e 12-të. Në 13:45 e gjithë vëmendja do të jetë në “Selman Stërmasi”, aty ku luhet klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Miqtë kryesues vijnë me mungesën e Da Silvës për shkak dëmtimi, teksa te Tirana mungesat janë më të shumta. Si Nevil Dede dhe Thomas Brdaric kanë bërë publike formacionet zyrtare, teksa shihet një dendje në mesin e fushës.

Formacionet:

Tirana (3-4-1-2): Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Muçi, Danso Trajner: Nevil Dede

Vllaznia (4-3-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Dilaver, A. Hoxhaj Trajner: Thomas Brdaric

Arbitër: Enea Jorgji