Partizani-Vllaznia është një finale titulli. Natyrisht, me çfarë ndodhi në Durrës dhe situata në tabelën e klasifikimit, të avantazhuar janë “demat e kuq”.
Mirëpo, në këtë 90- minutësh, Vllaznia nuk ka asgjë për të humbur. Minimalishit, një nga objektivat që është Europa, është thuajse i siguruar.
Për këtë, mjafton një pikë në dy ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të mos vënë asgjë në diskutim. Mirëpo, ajo që mund të bëjnë shkodranët, përveçse të luftojnë deri në fund për vetë për të gjithë skenarët e mundshëm që i shpallin kampionë, mund të jenë edhe… toreadorët e demave.
Sfida për titullin vendoset në një arenë, ajo “Air Albania”. E si në skenat e famshme të dueleve, përballë do të ketë një skuadër që në fanellën emblematike ka të kuqen e ndërthurur dhe një tjetër që personifikon “demat”, furinë e të cilëve do të duan ta shpalosin në fushë në këto minuta të mbetura të garës për titull.
Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë “luftëtarët” më në formë që kanë në dispozicion.
PARTIZANI-VLLAZNIA ORA 17:00
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Kardoso, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Kruja, Jonuzi, Krymi, Marku, Viktor Da Silva, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç.